Ylli spanjoll i Milanit, Suso ka folur para ndeshjes derbi të fundjavës ndaj Juventusit, ku shpreson që skuadra të fitojë tri pikë ose së paku një pikë nga kjo ndeshje shumë e vështirë.
Milani e pret Juventusin të shtunën në San Siro në ndeshjen derbi të javës së 11-të të kampionatit italian, Serie A. Ky takim do të jetë shumë i vështirë, por Suso beson që skuadra e tij do ta fitojë.
Suso gjithashtu ka dhënë edhe një premtim të madh, për tu kthyer në shtëpi duke ecur nëse arrin t’i shënoj gol Juventusit.
“Ne kishim nevojë për fitore [ndaj Genoas] për të fituar besim. Kundër Juventusit duhet të tregojmë më shumë se po rritemi dhe po përmirësohemi”, ka thënë fillimisht Suso për mediat italiane.
“Ne e dimë se jemi një skuadër e fortë, duhet të japim 100 për qind, por fitorja ndaj Genoas do të na shërbejë mirë”.
“Kemi më shumë besim, të shtunën duhet të jemi kompakt dhe të luajmë si ekip. Pastaj sigurisht ne jemi në San Siro, stadiumin tonë”.
“Çdo gjë mund të ndodhë, ata janë shumë të organizuar dhe duhet të jemi të bashkuar kur ata kanë topin. Do të përpiqemi të luajmë dhe të marrim të paktën një pikë”.
“Mendoj se ata janë më të fortë se ne, nëse jo, do të ishim mbi ta. Ne duhet t’i mposhtim ekipet më të vogla në San Siro, dhe kjo mund të ndodhë edhe kundër ekipeve të mëdha”.
“Të gjithë duam të fitojmë të shtunën, por barazimi është minimumi”.
“Çfarë do të bëj nëse fitojmë? Do të shkoj në këmbë në shtëpi! Kuptohet se unë jetoj vetëm 50 metra larg nga stadiumi … Është e rëndësishme të fitojmë të shtunën”, përfundoi anësori spanjoll. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij
Fituan derbin, Gattuso shpërblen futbollistët e tij me Iphone 16
Perez ka gati mega-transferimin e janarit te Real Madridi
Faruk Statovci zbulon pengun më të madh në karrierën e tij si lojtar
Një baba shembull si Kroos, mëson djalin e tij se si ta kontrollojë topin
Tottenhami bëri përpjekje maksimale për transferimin e yllit të Barcelonës këtë verë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet