LAJMI I FUNDIT:

Superkompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier, Man Utd përfundon jashtë katërshes

Superkompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier, Man Utd përfundon jashtë katërshes

Një superkompjuter ka parashikuar që Brentford do të arrijë të mposhtë në mënyrë tronditëse Manchester Unitedin për një vend në top katërshe të Ligës Premier këtë sezon.

Unitedi aktualisht është i katërti në tabelën e Ligës Premier dhe është në pikë të barabarta me vendin e tretë Manchester City, vendin e pestë Everton dhe vendin e gjashtë Brighton.

Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer janë vetëm dy pikë prapa liderëve të ligës Chelseat, por një superkompjuter i ka përjashtuar ata nga gara për titull dhe nga top katërshja.


Football Web Pages tani ka parashikuar që Unitedi do të përfundojë në vendin e pestë në fund të sezonit me 70 pikë, po aq sa do të ketë West Hami në vendin e gjashtë.

Dështimi i Unitedit për të siguruar futbollin e Ligës së Kampionëve do ta pasurojë Brentfordin, i cili befasisht thuhet se do të përfundojë i katërti me 74 pikë.

Tabela përfundimtare sipas superkompjuterit

Brentford, i cili u promovua në Ligën Premier këtë sezon do të jetë vetëm dy pikë prapa Cityt të vendit të tretë në parashikimet e superkompjuterit.

Liverpooli thuhet se do ta sigurojë me lehtësi vendin e dytë me 89 pikë, ndërsa Chelsea do të shpallet si kampionë i Anglisë.

Chelsea shihet si kampion i ri

Sipas superkompjuterit, Chelsea do të humbasë vetëm një ndeshje në Ligën Premier dhe do të sigurojë 99 pikë të mëdha në rrugën drejt titullit.

Burnley, Southampton dhe Norwich City pritet të bien nga kategoria e parë në Championship. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Ligat tjera
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori