Supë me perime të gjelbra sipas recetës së kuzhinierit të famshëm: Vetëm tre përbërës, shije magjepsëse!

Vetëm me ujë nga zierja dhe ajkë me yndyrë qumështi, supa juaj do të ketë të njëjtën shije sikur kjo të cilën e përgatit kuzhinieri i famshëm
Kuzhinieri i famshëm Gordon Ramsay kënaqet kur përgatit supën fantastike nga brokoli me vetëm tre përbërës, duke mos llogaritur erëzat – kripën e piperin.
Sekreti i shijes dhe i ngjyrës qëndron në procedurën e përgatitjes.
Është me rëndësi që të mbani në mend që uji nga zierja kurrë nuk bën të hidhet poshtë, as në rastin e makaronave, por as të brokolit, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
- 2 kg brokoli;- 1,5 l ujë;- 120 ml ajkë (me përqindje të lartë yndyrë qumështi);- 4 lugë të vogla kripë;- piper.
Përgatitja:
• Përdorni vetëm lulet e brokolit. Pasi pjesën tjetër eliminoni, duhet të mbeten përafërsisht 800 gramë.
• Nxehni ujin dhe ajkën, qitni kripë dhe zieni lulet e brokolit përafërsisht 10 minuta.
• Kulloni, por ruani ujin nga zierja.
• Qitni lulet në tigan dhe mbani në zjarr dy-tre minuta derisa të thahen.
• Përzieni në blender, me garuzhdë qitni ujin nga zierja.
• Përzieni purenë e përftuar edhe me pak ujë nga zierja, kulloni dhe prisni të ftohet.
• Para shërbimit nxeheni derisa të vlojë, qitni tri të katërtat e ujit të mbetur nga zierja, pastaj përzieni edhe ajkën.
Shijojeni. /Telegrafi/

















































