SunyPaus zgjidhet MVP i turneut të CS:GO – IEM Dallas

Alvaro "SunPayus" Garcia është emëruar MVP i IEM Dallas, pasi ekipi i tij mundi MOUZ në finalen e madhe.
Spanjolli është bërë lojtari i parë nga vendi i tij që fiton një çmim të MVP.
Ai ishte fantastik gjatë gjithë turneut, po ashtu edhe në finalen e madhe ku realizoi 45 eliminime.
Rivali i tij më i madh për çmimin MVP ishte kundërshtari i tij në finalen e madhe David "frozen" Cerbansky.

Turneu IEM Dallas përfundoi ime fitore të ekipit ENCE, të cilët morën me vete çmimin prej 100.000 dollarësh. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































