Barazimi i Sevillas ndaj Liverpoolit ishte ngjarja e natës në futboll, por kësaj i afrohet edhe ajo e Ryan Colclough.

Pasi shënoi dy gola ndaj Doncaster mbrëmë (e martë), sulmuesi i Wiganit, Ryan Colclough, u zëvendësua në minutën e 60-të dhe u nis drejt tunelit të stadiumit.


skynews ryan colclough wigan 4162889

Të gjithë u befasuan me këtë pasi lojtari bëri një paraqitje fantastike dhe nuk ishte i lënduar.

Më vonë u kuptua se lojtari ishte duke pritur lindjen e djalit në spital dhe asgjë nuk do e ndalonte për ta parë këtë.

Sulmuesi postoi një fotografi në Twitter, i veshur me fanellën e skuadrës dhe një mesazh emocionues.

“Rezultat dhe përpjekje e madhe nga gjithë skuadra. Jam shumë i lumtur me lindjen e djalit të dytë, dy golat dhe fitoren. Ai bëri një het-trik për mua! Faleminderit për të gjitha mesazhet!”.

Dhe normalisht që e gjitha kjo u bë sensacion në rrjetet sociale pasi është një histori mjaft e bukur. /Telegrafi/

23846303 10212717622848701 1896954239 n

telegrafi sport app