LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi në Londër ishte i burgosur për terrorizëm

Sulmuesi në Londër ishte i burgosur për terrorizëm

I dyshuari për sulmin me thikë në Londër që la të vdekur dy persona dhe disa të plagosur, kishte qenë më parë në burg për shkak të planifikimit të një “trajnimi terrorist ushtarak” në Pakistan, deklaruan autoritetet britanike.

Autoritetet më 30 nëntor e kanë identifikuar sulmuesin si Usman Khan, 28 vjecar, i cili u qëllua nga autoritetet pas sulmit me thikë ndaj qytetarëve në Londër, duke lënë të vdekur dy prej tyre.

Plagosi me thikë pesë persona mbi urën e Londrës, policia metropolitane plagos dhe prangos sulmuesin - pamje që tregojnë momente tmerri
Lexo po ashtu Plagosi me thikë pesë persona mbi urën e Londrës, policia metropolitane plagos dhe prangos sulmuesin - pamje që tregojnë momente tmerri

“Ky person është i njohur për autoritetet për shkak se ishte i ndaluar në vitin 2012 lidhur me organizimin e kërcënimeve terroriste”, deklaruan autoritetet, transmeton rel.


Autoritetet britanike theksuan se Khan, me prejardhje nga Pakistani, ishte i burgosur me tetë persona të tjerë të një grupi terrorist të inspiruar nga Al-Kaida. Ai ishte i dënuar me 8 vjet burgim.

Londra ishte cak i sulmeve edhe në vitin 2017, kur tre militantë kishin hyrë me një kamionetë duke goditur kalimtarët. Tetë persona ishin vrarë dhe plagosur 48 tjerë.

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Evropa
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Netanyahu: Ende nuk është arritur marrëveshja e armëpushimit me Hamasin

Netanyahu: Ende nuk është arritur marrëveshja e armëpushimit me Hamasin

Azia
Çfarë do të thotë kjo marrëveshje për Gazën?

Çfarë do të thotë kjo marrëveshje për Gazën?

Azia
Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

Amerika
Orban befason të gjithë - nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit

Orban befason të gjithë - nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori