Sulmohet një police në Ferizaj, i dyshuari arratiset nga vendi i ngjarjes

Një zyrtare policore është sulmuar ditën e premte në Ferizaj.
I dyshuari që ka sulmuar policen ka ikur nga vendi i ngjarjes.
"Rr. Adem Jashari, Hani i Elezit 04.07.2025 - 16:40. Viktima femër kosovare zyrtare policore, deri sa ishte në kryerje të detyrës, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari ka arrit të arratiset. Nuk raportohet për të lënduar", thuhet në raportin e policisë.
Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/07/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































