LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet gazetari Valon Rashiti, reagon AGK

Sulmohet gazetari Valon Rashiti, reagon AGK

Valon Rashiti, gazetari i televizionit T7 është sulmuar nga disa persona në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Për këtë çështje ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga gazetari Valon Rashiti, që i njëjti është sulmuar rreth orës 19.00 te Qendra e Klinike Universitare e Kosovës nga disa persona, thuhet në reagimin e AGK.

Sipas AGK, gazetari i televizionit T7, Rashiti ishte në hapësirat e QKUK-së, duke raportuar nga afër për një rast të plagosjes së dy personave i cili kishte ndodhur në orët e pasdites në Prishtinë, ku familjarët e njërit nga të plagosurit janë vërsulur në drejtim të gazetarit, Valon Rashiti, me ç’rast e kanë goditur në kokë.


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me mjaft sheqetësim këtë rast dhe vazhdon të jetë në kontakt të vazhdueshëm me gazetarin në fjalë, të cilit i ka rekomanduar që menjëherë ta paraqes rastin në stacionin më të afërt policor.

AGK, ju bënë thirrje insitucioneve përkatëse, Policisë dhe Prokurorisë që ta trajtojnë me seriozitet këtë rast dhe sulmuesitë sillet para drejtësisë.

Kujtojmë se ky sulm përbënë cenim të drejtëpërdrejtë të punës së medieve dhe gazetarëve në informim të qytetarëve.

AGK që nga janari deri më sot ka regjistruar 12 raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve, përfshirë edhe rastin e sotëm, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori