LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet familja boshnjake në veri të Mitrovicës

Sulmohet familja boshnjake në veri të Mitrovicës

Edin Islamoviq, qytetar i përkatësisë etnike boshnjake, së bashku me familjen e tij është sulmuar duke shkuar në Mitrovicën e Veriut.

“Sot më ka ndodhur një sulm kur kam qenë së bashku me gruan dhe fëmijët, sulmi më ka ndodhur në urë të Mitrovicës, nuk ndjehem aspak i sigurtë të shkoj në veri”, ka thënë Islamoviq, për emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës.

Islamoviq tregon se më herët ka qenë i punësuar në komunë, por që u largua nga puna me ardhjen në pushtet të Agim Bahtirit.


“Kam punuar në komunë për dy vjet, pastaj më kanë larguar nga puna dhe kam shkuar në Prishtinë me banim.”

“PDK-ja kur ka qenë në pushtet më ka punësuar, me ardhjen e Agim Bahtirit jam larguar nga puna.”

“Gruaja ime është shqiptare, po mundohem të mbijetojmë, por e kemi shumë të vështirë pasi nuk kemi kurrfarë ndihme.”

“Po pres nga qeveria e Kosovës gjithashtu edhe nga komuna pasi nuk po dijmë nga t’ia mbajmë,” ka thënë Islamoviq, njofton klankosova.tv