Sulmohen fizikisht dy persona në Prishtinë

Dy persona pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht nga një person tjetër.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 00:05, në Prishtinë.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është mbajtur në stacion deri në mëngjes pastaj është liruar.
“Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është mbajtur në stacion deri në mëngjes pastaj është liruar”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































