LAJMI I FUNDIT:

Sulm me thikë në zonën e operës në Paris, policia vret autorin (VIDEO)

Sulm me thikë në zonën e operës në Paris, policia vret autorin (VIDEO)

Një person është vrarë dhe disa të tjerë u lënduan në një sulm me thikë në Paris, njofton BBC.

Sulmuesi, i cili nuk është identifikuar, raportohet se është qëlluar për vdekje nga policia pasi i kishte therur disa persona, duke e lënë të vdekur njërin prej tyre.

Incidenti ndodhi në zonën e Operas në qendër të Parisit. Ndërkaq, si pasojë e sulmit tetë persona mbetën të plagosur.


Dëshmitarë okularë thanë se agresori thirri Allahu Akbar apo zoti është i madh ndërsa ju vërsul kalimtarëve.

Po ashtu raportohet se agjentët e policisë tentuan fillimisht ndalin të dyshuarin me pistoletat elektrike, por kur kjo nuk funksionoi, ata hapën zjarr duke e vrarë atë.

Si pasojë e incidentit, paniku mbërtheu me qindra që ishin në zonë, të cilët ia mbathën duke u strehuar ku të mundeshin si restorantet apo dyqanet aty pranë. Policia franceze më pas izoloi zonën e sulmi dhe nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes, për të cilën detajet janë ende të pakta.

Dëshmitarët thanë se ngjarja shkaktoi panik tek të gjithë banorët që ishin pranë vendit të ngjarjes.

Përgjigjen e policisë ndaj autorit e ka përshëndetur edhe ministri i Brendshëm i Francës Gerard Collomb. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Kalo në kategori