Një person është arrestuar pasi ka therrë me thikë një person tjetër i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor në QKUK.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:34 në rrugën “Skenderbeu”, në Lipjan.


Siç thuhet në raport, me aktvendim  të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/