Sulm raketor në selinë e Flotës së Detit të Zi në Sevastopol të Krimesë, pamjet në internet tregojnë tymin e dendur në qytet

Një sulm raketor ka ndodhur në selinë e Flotës së Detit të Zi në Sevastopol të Krimesë së aneksuar.
Pamjet e shumta të ndara në internet tregojnë pasojat pas këtij sulmi raketor, transmeton Telegrafi.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se një person është zhdukur. Personi i zhdukur ishte pjesëtar i forcave të armatosura - por nuk u nda asnjë detaj mbi moshën, gjininë apo gradën.
Guvernatori i zgjedhur nga Rusia për të udhëhequr Sevastopolin, Mikhail Razvozhayev tha se në një postim në Telegram se alarmi ajror ka përfunduar por ka urdhëruar njerëzit të shmangin qendrën e qytetit në Krimenë e aneksuar.
Në një zhvillim të mëtejshëm - ministria e mbrojtjes pretendoi se rrëzoi pesë raketa të tjera që kishin në cak Sevastopolin.
Ajo çfarë dihet është se të paktën një raketë ukrainase goditi objektivin e saj të supozuar, duke shkaktuar një zjarr. /Telegrafi/







































