Sulm i armatosur ndaj kryeparlamentarit libian

Sipas tij, autokolona e al-Magariafit u qëllua me armë zjarri të martën vonë pas një takimi të Kongresit Kombëtar në një vend të improvizuar, transmeton REL.
Takimet nuk kanë ndodhur në parlament për shkak të sulmeve të përsëritura nga protestuesit anti-qeveritarë.
Edhe vendi i ri megjithatë ishte gjithashtu zonë protestash.
Që nga rrëzimi i diktatorit Moamer Gadafi, në Libi janë përhapur armët, derisa qeveria e re ka urdhëruar zhbërjen dhe çarmatosjen e milicive ilegale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/03/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































