LAJMI I FUNDIT:

Sukses historik për Maqedoninë, pesë fitore pa pësuar gol në Ligën e Kombeve!

Sukses historik për Maqedoninë, pesë fitore pa pësuar gol në Ligën e Kombeve!

Skuadra përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, arriti të mbetet e pamposhtur në Ligën e Kombeve duke arkëtuar 16 pikë si e para në renditje dhe me vetëm një gol të pranuar nga gjashtë ndeshje të zhvilluara, njofton Telegrafi.

Përfaqësuesaj e vendit tonë, sot shënoi fitore ndaj përfaqësueses së Ishujve Faroe me rezultat 1-0, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin “Todor Proeski” dhe kështu vulosi vendin e parë.

Gjithsesi, kjo fitore ka bërë që Maqedonia e Veriut të arrin të mbetet e pamposhtur në këtë cikël dhe ka vazhduar serinë e fitoreve.


Sa i përket lojës në fushë, Maqedonia bindshëm ishte kundërshtar më i mirë dhe luajti aq sa kishte nevojë, ndërsa pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0.

Në pjesën e dytë përzgjedhësi Milevski bëri disa ndryshime duke freskuar sulmin. Në lojë u futën, Qamili, Ashkovski dhe Ristovski. Kjo edhe solli fryt, pasi në minutën e 62-të, Atanasov me një top në thellësi shërbei Miovskin i cili arriti të mposht portierin Reinatred. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori