LAJMI I FUNDIT:

Suharekë, 54-vjeçari pëson lëndim të rëndë trupor nga arma e zjarrit

Suharekë, 54-vjeçari pëson lëndim të rëndë trupor nga arma e zjarrit

Sot rreth orës 12:00, Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar informacion se në fshatin Popolan, komuna e Suharekës, dyshohet se një person ka pësuar lëndim të rëndë trupor nga arma e zjarrit. Viktima është një mashkull kosovar i vitit të lindjes 1970.

Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku gjatë ekzaminimit kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë së bashku me një karikator, shtatë fishekë dhe një gëzhojë.

Viktima është transferuar në qendrën emergjente në Suharekë, ku është duke pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.


“I dyshuari i rastit mashkull kosovar nga njësite patrulluese dhe njësiti i hetimeve rajonale Prizren është identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar. Me urdhër të Prokurorit kujdestar te dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Njësitet policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke hetuar të gjitha rrethanat e rastit.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori