Suharekasi i dehur shkon në stacionin policor dhe tregon se posedon armë me vete
Një person është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka shkuar në stacionin policor dhe ka deklaruar se posedon një armë në veturën e tij e cila ishte e parkuar.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 17:30, në Suharekë.
Siç thuhet në raport, njësiti policor ka konfiskuar armën e gjuetisë me tre fishekë të kalibrit 12 mm.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka shkuar në stacion policor dhe ka deklaruar se posedon një armë në veturën e tij e cila ishte e parkuar. Njësiti policor ka konfiskuar armën e gjuetisë me tre fishekë të cal .12 mm”, thuhet në raport.
Tutje në raport thuhet se më pas me urdhër te prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë gjysmë automatike e kalibrit 7.65 mm një karikatorë dhe 12 fishekë të cal 12.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/




























