LAJMI I FUNDIT:

Stuhia në Tiranë, pema shkëputet e bie mbi veturën e parkuar

Stuhia në Tiranë, pema shkëputet e bie mbi veturën e parkuar

Stuhia në Tiranë nuk shkaktoi vetëm probleme në qarkullim për shkak të reshjeve të fuqishme, por edhe ndërprerjen e organizimeve të planifikuara në vigjilje të Krishtlindjes, me besimtarët katolikë që presin me padurim meshën e mesnatës për të festuar Lindjen e Krishtit.

Ndërkohë, në një nga rrugët pas Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, një pemë është dëmtuar nga furtuna dhe ka rënë mbi një automjet të parkuar anës rrugës.

Siç duket edhe nga fotot e sjella në redaksinë e Top Channel përmes rubrikës “Ti raporton”, pema i ka shpëtuar shkuljes nga rrënjët, por një prej degëve të saj është shkëputur nga trungu për t’u rrëzuar, duke bllokuar edhe trotuarin e këmbësorëve.


Për fat të mirë në atë moment nuk ka pasur kalimtarë në ecje e sipër, duke mos shkaktuar të lënduar. /TCH /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori