LAJMI I FUNDIT:

Stuhia në Slloveni preku dy të tretat e vendit, dëmi mund të shkojë në 500 milionë euro

Stuhia në Slloveni preku dy të tretat e vendit, dëmi mund të shkojë në 500 milionë euro

Kryeministri i Sllovenisë Robert Golob tha se stuhia që goditi vendin një ditë më parë – fatkeqësia më e keqe natyrore në historinë e Sllovenisë – preku dy të tretat e vendit dhe se dëmi ndoshta do të kalojë 500 milionë euro, raporton STA.

Përpjekjet për ta kthyer jetën në normalitet do të jenë të mëdha, tha Golob pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Të paktën tre të vdekur pas stuhive në Slloveni - dy holandezë dyshohet se i vrau rrufeja
Lexo po ashtu Të paktën tre të vdekur pas stuhive në Slloveni - dy holandezë dyshohet se i vrau rrufeja

Më së shumti janë dëmtuar infrastruktura rrugore dhe energjetike dhe ndërtesat e banimit, shkruan agjencia sllovene.


Kryeministri slloven tha se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për momentin nuk është e nevojshme sepse, sipas tij, Sllovenia ka një nga sistemet më të mira të mbrojtjes në Evropë dhe po funksionon edhe sistemi i mbrojtjes civile.

Stuhitë dhe reshjet rekord që goditën Slloveninë të premten morën të paktën tre jetë njerëzish. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Zbulohet se çfarë do të ndodhte me Hamasin, sipas planit alternativ të Egjiptit ndaj

Zbulohet se çfarë do të ndodhte me Hamasin, sipas planit alternativ të Egjiptit ndaj "Rivierës së Gazës" të Trump

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori