LAJMI I FUNDIT:

”Stuhia” mes kroatëve dhe serbëve nuk ka pushuar ende

”Stuhia” mes kroatëve dhe serbëve nuk ka pushuar ende

Edhe 24 vjet pas operacionit të ashtuquajtur ”Stuhia” (5 gusht 1995) tensionet verbale midis Serbisë dhe Kroacisë vazhdojnë të jenë ende të larta.

Kjo e fundit e konsideron veprim të ligjshëm çlirimin e zonave të pushtuara të vendit, ndërsa serbët e shohin atë si një tragjedi dhe një akt spastrimi etnik.

Ky ishte një operacion i kryer gjatë luftës për pavarësinë e Kroacisë, i koordinuar nga ushtria kroate, me mbështetje ushtarake të forcave boshnjake të ushtrisë së Bosnje-Hercegovinës, kundër ushtrisë serbe të Krajinas dhe milicive boshnjake rebele të Rajonit Autonom të Bosnjes Perëndimore. Të paktën 400 mijë serbë u spastruan nga Kroacia.


Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në funksion të ceremonisë për këtë përvjetor, fton autoritetet kroate të shpjegojnë se si ishte e mundur që nga 582 mijë serbë të regjistruar në vitin 1981, vetëm 184 mijë të tillë u deklaruan të tillë në vitin 2011.

Vuçiç thotë se për Kroacinë operacioni “Stuhia” ishte një ditë e gëzueshme, ndërsa për Serbinë është një nga ditët më të trishtuara të historisë së vendit.

Nga ana tjetër, presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, dërgoi një mesazh me rastin e Ditës të Fitores, të Atdheut dhe Ditës së Veteranëve, duke thënë se operacioni ”Stuhia” e shndërroi në realitet ëndrrën e kroatëve për liri e pavarësi duke lejuar që vendi të bëhej anëtar i plotë i bashkësisë ndërkombëtare.

Kryeministri kroat, Andrei Plenkoviç, në një mesazh, tha se Zagrebi feston me krenari 24- vjetorin e operacionit ushtarak “madhështor” falë të cilit “rendi kushtetues dhe ligjor i Kroacisë u vendos në pjesën më të madhe të pjesëve të saj”.

Në Serbi, përkujtimi i 24-vjetorit të operacionit ”Stuhia” dhe dëbimi i serbëve nga Kroacia u zhvillua në manastirin e Krusedolit (50 kilometra në veri të Beogradit). Patriarku i Kishës Ortodokse Irinej kujtoi se ”Stuhia” ishte një krim i planifikuar nga shteti kroat dhe dënoi heshtjen e Kishës Katolike Romane.

Së bashku me qindra persona, presidenti Vuçiç dhe kryeministrja Ana Brnabiç ndezën qirinj për të kujtuar këtë ditë.

“Serbët u larguan nga Kroacia, por nuk u zhdukën përgjithmonë”, tha Vuçiç duke ngritur pikëpyetjen “nëse Kroacia ishte më e lumtur dhe më e pasur sot për shkak të asaj që ka bërë”.

Në Kroaci, 24-vjetori i operacionit ”Stuhia” do të festohet sot dhe, ashtu si gjatë viteve të kaluara, ceremonia kryesore do të zhvillohet në Knin, bastioni i rebelëve serbë në Kroaci./atsh/

Në trend Botë

Më shumë
Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim

Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim "të menjëhershëm" në Liban

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Azia
Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Azia
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Kalo në kategori