LAJMI I FUNDIT:

Studiuesit kanë identifikuar disa mutacione të virusit që shkakton COVID-19

Studiuesit kanë identifikuar disa mutacione të virusit që shkakton COVID-19

Studiuesit në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar kanë identifikuar qindra mutacione të virusit që shkakton sëmundjen COVID-19.

Mirëpo, ende askush nuk e ka vërtetuar se çfarë do të thotë kjo për përhapjen e virusit në popullatë dhe sa efektive mund të jetë.

Shtrohet pyetja se cila nga këto mutacione ndihmojnë për të ndryshuar ashpërsinë ose infektivitetin e sëmundjes.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, hulumtimet paraprake nga SHBA kanë sugjeruar se një mutacion i veçantë i virusit, D614G – po bëhet mbizotërues dhe mund ta bëjë sëmundjen më infektuese, ndërkaq thuhet se ende nuk është rishikuar nga shkencëtarët e tjerë.

Studiuesit nga Laboratori Kombëtar Los Alamos në New Mexico, kanë ndjekur ndryshimet e  virusit që i jep formën e tij dalluese, duke përdorur një bazë të të dhënash të quajtur Inciativa Globale për Ndarjen e të Gjitha të Dhënave të Gripit (GISAID).

Ata vunë re diçka për këtë mutacion që e bën të përhapet më shpejt, por pasojat e kësaj nuk janë ende të qarta.

Ekipi i hulumtimit analizoi të dhënat në Mbretërinë e Bashkuar nga pacientët me coronavirus në Sheffield. Ata gjetën njerëz me atë mutacion të veçantë dhe dukej se kishin sasi më të mëdha të virusit në mostrat e tyre, mirëpo nuk gjetën prova që të njëjtit u sëmurën më keq ose ishin hospitalizuar më gjatë nga gjendja e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Botë
BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

Botë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori