LAJMI I FUNDIT:

Studentja shqiptare që “tërboi” serbët me hartën e Kosovës: Më kërcënuan me jetë

Studentja shqiptare që “tërboi” serbët me hartën e Kosovës: Më kërcënuan me jetë

Megi Cara është studentja shqiptare në Londër e cila nisi peticionin për vendosjen e Kosovës në hartën e kompanisë Apple.

Cara  tregon e me dhjetëra qytetarë serbë e kanë kërcënuar me jetë. Po ashtu, Megi shton se peticioni është mbështetur nga figura të njohura të muzikës shqiptare, si: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Besa Kokëdhima, Era Istrefi, Elvana Gjata etj.

20-vjeçarja e cila prej kohësh jeton dhe studion në Londër, tregon për “Shekulli”-n si lindi ideja e këtij peticioni.


“Është nisur për dy arsye kryesore: Asimilimi i shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në Preshevë dhe mungesa e shfaqjes së Kosovës në Apple Maps. Pasi dëgjuam lajmin se Palestina nuk ishte në hartat elektronike, njeri nga miqtë e mi bëri pyetjen: ‘Pse askush nuk po flet për faktin që Kosova nuk është në hartë?!’ Ai moment ishte kulminant për nisjen e peticionit nga ana ime. Synimi im dhe i të gjithë shqiptarëve që kanë nënshkruar peticionin në mbarë botën është që Kosova të ketë kufij të qartë territorial dhe të paraqitet me emër, sepse momentalisht paraqitet vetëm me dy koordinata gjeografike”, tregon ajo.

Kërcënimet

Studentja me origjinë nga Mamurrasi thotë se nisja e këtij peticioni ka revoltuar mjaft serbët të cilët e konsiderojnë Kosovën pjesë të tyren. Megi thotë se mesazhet kanë qenë nga më të ndryshmet deri në kërcënim për jetën, por kjo gjë nuk e ka frenuar atë për t’u tërhequr.

“Më kanë ardhur mbi 30 mesazhe nga serbët dhe shumë komente prej tyre. Disa nga mesazhet kanë qenë mjaft fyese dhe disa të tjerë më kanë kërcënuar me jetë. Fatmirësisht, atyre personave u kam treguar se do flas me mediet dhe t’u tregoj shqetësimet e mia, pastaj ata janë larguar”, rrëfen studentja.

Personazhet

Në fjalën e saj, studentja thotë se ndihet mjaft e motivuar, pasi personazhet publike me famë ndërkombëtare e kanë plotësuar këtë peticion.

“Numri i personazheve të famshëm që kanë suportuar peticionin duke e nënshkruar dhe shpërndarë, ka qenë i paimagjinueshëm nga ana ime. Duke filluar nga emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Besa Kokëdhima, Era Istrefi, Elvana Gjata, Sidrit Bejleri, Kapital T dhe shumë e shumë të tjerë. Unë nuk kam patur kontakte me ta, por u jam mirënjohëse, sepse falë tyre peticioni u bë viral”, tregon më tej Cara.

Përjashtimi

Në një tjetër pikë në të cilën ndalet Megi është edhe arsyeja se përse Kosova nuk është pjesë e hartës së Apple.

“Arsyeja e parë është për shkak të statusit konstitucional të Kosovës në Serbi ku Kosova njihet nga qeveria dhe populli serb si provincë e Serbisë. Arsyeja tjetër është se Apple konsultohet me Këshillin e Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për pasqyrimin e shteteve në hartë dhe fatkeqësisht, Këshilli i Sigurisë së OKB-se ka pranuar kërkesën e Serbisë”.

Shpresa

Megi thotë se më e mira që ajo pret është që peticioni të detyrojë kompaninë Apple ta shtrojë për diskutim çështjen e kufijve të Kosovës dhe idealisht, të vendosin ta paraqesin si shtet më vete.

“Duke qenë se Apple është një kompani e bazuar në SHBA dhe SHBA ka qenë ndër të parat që ka njohur Kosovën si shtet i pavarur, gjëja më e logjikshme dhe më e drejtë për t’u bërë nga Apple është që të marrë parasysh kërkesën tonë. Kam shumë besim që gjërat do ndryshojnë dhe do marrin një rrjedhë pozitive”, sqaron e reja.

Ajo e shtrin më tej ëndrrën e saj që ky peticion t’u tregojë qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës se shqiptarët duan të bashkohen, se ata i duan qeveritë e të dyja vendeve të bashkëpunojnë për t’u afruar, deri në heqjen e kufirit mes dy vendeve. /Shekulli/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori