Në kampusin studentor në Henan të Kinës, një student i paemëruar ka përtuar të zbresë shkallët nga kati i pestë i konviktit, për të marrë ushqimin që kishte porositur.

Ai ka lidhur dhjetë çarçafë dhe i ka lëshuar poshtë, së bashku me paratë e vendosura në një qese, transmeton Telegrafi.


Pasi ka marrë të hollat, personi që bëri dërgesën ka vënë në atë qese ushqimin dhe studenti e ka tërhequr lart.

Studenti dembel nuk zbret nga kati pestë i konviktit gjen menyren qe te merr ushqimin foto 2 Me çarçafë të lidhur, për të marrë ushqimin e porositur

Veprimi tij që është fotografuar nga të pranishmit, ka bërë që të jepen komentet të ndryshme në rrjetet sociale.

Derisa shumica e kanë quajtur dembel, të tjera kanë menduar se është kreativ dhe me ide që mund t’i ndihmojnë në të ardhmen.

“Nuk ke nevojë të mundohesh kur je i mençur”, si dhe “kjo është qetësia e jetës studentore”, janë dy nga komentet që janë lënë lidhur me rastin. /Telegrafi/