LAJMI I FUNDIT:

‘Student i devotshëm i Islamit’ – çfarë dihet për liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah

‘Student i devotshëm i Islamit’ – çfarë dihet për liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah

Hassan Nasrallah, lideri i grupit libanez Hezbollah do të mbajë një fjalim më vonë gjatë ditës.

Ky do të jetë reagimi i tij i parë që kur Hamasi nisi sulmet ndaj Izraelit më 7 tetor, raporton Sky News, përcjell Telegrafi.

Shqetësimet po rriten se ai mund t’i shpallë luftë të gjithanshme Izraelit në fjalimin e tij.


Por, kush është Nasrallah, çfarë dihet për të?

Një orator pasionant dhe i zjarrtë, Nasrallah është lider i fraksionit politik dhe ushtarak shiit, Hezbollah, shkruan korrespondenti i Sky News, John Sparks.

Ai lindi në vitin 1960 në Bejrutin lindor, ku u përshkrua si një student i devotshëm dhe i motivuar i Islamit.

Hezbollahu ka publikuar një video me një mesazh misterioz: Po presim të premten
Lexo po ashtu Hezbollahu ka publikuar një video me një mesazh misterioz: Po presim të premten

Nasrallah iu bashkua Hezbollahut në vitin 1982 pas pushtimit izraelit dhe uzurpimit të Libanit jugor.

Duke u ngritur përmes organizatës, ai zëvendësoi udhëheqësin e Hezbollahut, Abbas al Musawi, në vitin 1992 pasi ai – dhe anëtarët e familjes së tij – u vranë në një sulm ajror izraelit.

Në një numër intervistash, Nasrallah ka refuzuar vazhdimisht të njohë shtetin e Izraelit, duke deklaruar se e konsideron ekzistencën e tij si të paligjshme dhe të padrejtë.

Ai ka ofruar komente kontradiktore nëse do të pranonte një zgjidhje me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët, por shihet si një figurë kyçe e të ashtuquajturit “bosht i rezistencës” – një koalicion i grupeve anti-izraelite dhe antiperëndimore të mbështetur nga Irani.

Më e rëndësishmja, ndoshta, 63-vjeçari e ka dëshmuar veten si një drejtues ushtarak i aftë, shkruan Sky News.

Në një luftë njëmujore në vitin 2006, Forcat Mbrojtëse të Izraelit u befasuan nga cilësia e personelit dhe armëve të Hezbollahut pasi përdorën të ashtuquajturat taktika të “grupimit” për të eliminuar pozicionet izraelite.

Çfarë është Hezbollahu dhe ku dallon nga Hamasi?
Lexo po ashtu Çfarë është Hezbollahu dhe ku dallon nga Hamasi?

Me mbështetjen financiare nga Irani, Hezbollahu është shndërruar nga një grup gueril në diçka që i ngjan një ushtrie konvencionale, me dronë dhe raketa që mund të godasin të gjitha pjesët e Izraelit.

Megjithatë, forca relative e brigadave ushtarake të Hezbollahut nuk do të thotë se Nasrallah është gati të zhytet në një luftë gjithëpërfshirëse me Izraelin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Amerika
Kalo në kategori