Festivali i sivjetëm shënon një çerek shekulli të funkcionimit, me interes të ruajtjes, përtrirjes dhe kultivimit të këngës popullore shqipe, valles popullore, kostumeve të rajoneve dhe viseve të ndryshme të gjeografisë shqiptare.
Festivali vazhdon të mbetet festival jo garues por revial, por megjithate nuk do te mbetet pa vlerësimin e profesionistëve të fushave përkatëse, për të përmirësuar mangësitë dhe lëshimet eventuale, transmeton Telegrafi Maqedoni nga Kultplus.
Festivali fillon sot në ora 19:00, me parakalimin tashmë tradicional të ansambleve pjesëmarrëse rrugëve të qytetit, për t’u kthyer në Sheshin “Nënë Tereza”, ku në skenën e hapur të festivalit, aty ku bashkohen rrugët, Drini dhe populli, artistët do të shpalosin vlerat artistike, koreografike, kostumografike si dhe ato etnokulturore kombëtare shqiptare.
Drejtori i festivalit “Këngë Jeho” Dilaver Lloga u shpreh se përkundër faktit që festivali është me karakter republikan, Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë ka ndarë vetëm 400 mijë denarë afro 7 mijë euro.
“Për sa i përket komunës së Strugës, na janë premtuar po aq mjete s aka ndarë edhe Ministria e kulturës, ndërsa pjesën tjetër të shpenzimeve të festivalit do t’i përballojë sponsori general ‘Ing.Luli’”, deklaroi drejtori Lloga.
Skenari dhe regjia e festivalit këtë vit i është besuar profesorit Dilaver Kryeziu nga Prishtina, i cili shprehu mirënjohjen për nderin që i është besua festivali jubilar, shënimi i një çerek shekulli të festivalit.
Në këtë festival kanë marrë pjesë emrat më të njohur të këngës shqiptare bashkë me shumë koreograf përfshirë këtu edhe baletmaestron e pazëvëndësueshëm, të Madhin Panajot Kanaçi. Shpresojmë t’ia dalim mbarë festivalit të 25 jubilar”, përfundoi Kryeziu.
Gjatë tre mbrëmjeve sa do të zgjasë festivali, 5, 6 dhe 7 gusht, në skenë do të ngjiten 13 ansamble dhe shoqëri kulturoreartistike nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, dhe ansambli i shqiptarëve nga Bursa e Turqisë
Sonte pas ceremonisë solemne të hapjes, në skenën e hapur para publikut siparin do ta hapë Ansambli “Tirana” nga Tirana, dhe më pas do të vazhdojnë: Ansambli “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova, SHKA “Rrapsha” nga Mali i Zi, Ansambli “Nakem” nga Bursa e Turqisë dhe SHKA “Shpresa” nga Veleshta. Mysafirë të natës së parë të festivalit do të jenë: Besjana Memeti, Shkodran Tolaj dhe Arif Vladi.
Natën e dytë të festivalit në skenë do të ngjiten SHKAtë: “Rrajca” nga Librazhdi, “Xheladin Zeqiri” Tetovë; “Nakem” nga Bursa e Turqisë, “Rrezet e Strugës” –Strugë, “Bajram Shabani”Kumanovë dhe Ansambli “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova. Mysafire e mbrëmjes do të jetë Bora Kaba.
Në natën e tretë përmbyllëse, në skenë do të ngjiten Ansambli “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova, SHKA “Shqiponja” nga Saraji i Shkupit dhe Ansambli Kombëtar “Shota” nga Prishtina, ndërsa publiku do të mirëpresë edhe këngëtaren e mirënjohur shqiptare Dava Gjergji si mysafire e festivalit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474760921_947659314132869_9216424812865863447_n-780x439.jpg)
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike
![Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/partite-fushata-780x439-1.jpg)
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë
![Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/donald-trumpo-780x439.jpg)
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë
![“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-25-780x439.png)
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane
![Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/tyujki-780x439.jpg)
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua
![Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1_1498320632-476220-1-1-e1739985688141-780x439.jpg)
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame