LAJMI I FUNDIT:

Struga dhe Ohri në krizë për punëtorë! Kuzhinierë e kamerierë mësyjnë Kroacinë për rroga më të mira

Struga dhe Ohri në krizë për punëtorë! Kuzhinierë e kamerierë mësyjnë Kroacinë për rroga më të mira

Në Strugë dhe Ohër mungojnë kamerierë dhe kuzhinierë. Punëtorë të hotelerisë të këtyre dy qyteteve turistike, pikërisht tani në verë, mësyjnë Kroacinë për kushte dhe paga më të larta. Atje rroga për një kamerier, me ushqim dhe akomodim të paguar, janë nga 800 deri në 1100 euro! Kuzhinierët marrin edhe më shumë. Një kuzhinier apo kryekuzhinier merr nga 1800 deri në 3000 euro! Këtë e pohon kuzhinieri Nikolla Petrevski nga Struga, i cili para 3 muajsh ka shkuar në Kroaci, ndërsa e ka mbyllur biznesin e tij në Maqedoni.

“Pagat për një kamerier me ushqim dhe akomodim të paguar variojnë nga 800 deri në 1100 euro, për një kuzhinier apo kryekuzhinier nga 1800 deri në 3000 euro. Numri është në rritje, sepse sipas meje kushtet këtu janë të ndryshme. Në të vërtetë, mund të jetë më e shtrenjtë për të jetuar, por gjithçka është ndryshe. Edhe unë po mendoj të rri këtu për të jetuar”, deklaroi Nikolla Petrevski, kuzhinier.

Ai thotë se çdo ditë në bregdetin kroat mbërrijnë të rinj nga Maqedonia. Kuzhinierë, kamerierë, banakierë dhe shërbyes.


“Presim ende personel nga Maqedonia kam këtu dy kameriere të cilat erdhën para 5 ditëve nga Maqedonia, mendoj këtu kemi një numër të madh që kanë ardhur”, tha Nikolla Petrevski, kuzhinier.

Përcaktuese për largimin masiv të profesionistëve nga sektori i hotelerisë gjatë dy viteve të fundit është paga më e lartë. Ata thonë se në një sezon në Kroaci, fitojnë sa gjatë gjithë vitit në Maqedoni.

“Ka pasur dëbim masiv të sektorit të hotelerisë, më së shumti për shkak të punëdhënësve që nuk paguanin pagë më të madhe se 800 euro në Maqedoni. Këtu është krejtësisht ndryshe, dallimi është i madh, të gjithë kemi ardhur për shkak të pjesës financiare”, theksoi Nikolla Petrevski, kuzhinier.

Hotelierët dhe restorantet në brigjet e liqenit të Ohrit dhe të Strugës po mundohen të gjejnë staf këtë verë. Sezoni është në lulëzim, por nuk ka punëtorë. Nuk ka interes edhe për projektin e HOTAM-it për punësime shtesë sezonale në sektorin e hotelerisë, mungojnë mbi 1000 punëtorë. /TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Kalo në kategori