Reperi i njohur Arkimed Lushaj - Stresi tash e sa kohë po e shijon lirinë e tij, që pas daljes nga qendra e burgut në Fushë-Krujë, ku qëndroi për muaj të tërë.

Tani ai është shumë i angazhuar me sjelljen e këngëve të reja në tregun muzikor, ndërsa nuk po mungon edhe në koncerte e mbrëmje të shumta.


Stresi ndërkohë është mjaft aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat ndan herë pas here me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ai ka publikuar një video në InstaStory, ku shfaqet me një nga miqtë e tij në veturë, ndërsa pranë vetes ka tufa të majme me para.

stresi

Duke ironizuar sikur po flet në telefon, ai mban paratë te veshi, ndërsa me shaka thotë: "Shihemi te lagja".

stresi2

Përndryshe, "Real life" mban titullin kënga më e fundit që ai ka sjell për fansa, e që është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/