Strehimorja rajonale për qentë endacak në Tetovë dhe Gostivar vetëm premtim

Jo vetëm Tetova që nuk e ka zgjidhur problemin me qentë endacak, por edhe Komuna e Gostivarit vazhdon të përballet me këtë problem. Një problem i kamotshëm vazhdon të jetë shqetësues edhe në këtë kohë, sepse qentë endacak hasen edhe në pjesët qendrore të këtij qyteti. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, shprehet se Komuna e Gostivarit ka dy strehimore për qentë endacak dhe është ndër qytetet e vetme që merret më seriozisht me këtë problematikë.
Sipas tij, numri i qenve endacak të trajtuar në Komunën e Gostivarit në dy strehimoret, duke përfshirë kapjen, vaksinimin dhe sterilizimin, arrin në mbi 700. Por edhe kjo nuk paraqet zgjidhje sepse në strehimore mund të trajtohen 300 qen, kurse numri i qenve nëpër rrugët e Gostivarit është shumë më i madh.
“Kemi dy strehimore, jemi ndër komunat e vetme që kemi këto kapacitete, kurse komunat shqiptare nuk kanë asnjë strehimore. Kemi operuar mbi 700 qen endacakë, por sërish në rrugë ka qen. E dimë se kjo nuk është zgjidhje sepse nëpër strehimore mund të trajtojmë maksimum 300 qen endacakë. Por problem është se qentë barten nga qytete tjera dhe më shumë qen sillen në qytetin tonë, sepse ne kemi kapacitete për t’i trajtuar por jo të gjithë. Ne e kemi biseduar edhe me kryetarët e komunave të Pollogut dhe duhet të bëhet një zgjidhje”, deklaroi Taravari.
Ai nënvizon se qentë sillen në Gostivar, dhe për këtë e ka njoftuar edhe policinë, por deri më tash nuk është ndaluar askush.
“Kam dëgjuar se qyteti ku më shumë sillen qen është Gostivari, sepse këtu trajtohen. Nuk kemi asnjë përkrahje prej policisë që të parandalohet kjo dukuri. Ne kemi patur edhe disa incizime që ja kemi dhënë policisë, por nuk është bërë asgjë, kurse komunikimi mes Komunës së Gostivarit dhe policisë nuk është në nivel”, u shpreh Taravari.
Në Komunën e Gostivarit, dy strehimoret një kohë të gjatë nuk kanë qenë funksionale për shkak të pandemisë me Covid 19 dhe zgjedhjeve parlamentare, dhe nuk janë vazhduar kontratat e punës me personat e angazhuar në këto dy strehimore, ka njoftuar kreu i Gostivarit. Ai ka paralajmëruar se ditëve në vijim do të funksionalizohen të dy strehimoret dhe trajtimi i qenve do të vazhdojë si në të kaluarën.
Të gjitha përpjekjet në vazhdimësi që janë ndërmarrë deri më tani nuk kanë dhënë efekte sepse tufat e qenve hasen gjithandej në komunat e Pollogut. Nevoja për një qendër me kapacitete më të mëdha është përmendur disa herë nga kryetarët e komunave, por ka mbetur vetëm një deklarim publik, kurse në praktikë nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës