Kosova së shpejti do ta ketë strategjinë kombëtare për drejtësi tranzicionale. Derisa e njëjta së shpejti pritet të shkojë për miratim në Qeveri, ata që ishin pjesë e grupit punues thonë se kjo strategji do të jetë gjithëpërfshirëse dhe do të ketë në fokus viktimat.
Një dokument që do t’i dedikohet plotësisht drejtësisë tranzicionale pritet t’i shkojë për votim së shpejti kabinetit qeveritar.
Strategjia nacionale për drejtësinë tranzicionale, këtë muaj do ta marrë miratimin edhe të grupit punues, derisa për efektin e saj tregojnë personat që ishin pjesë e këtij grupi.
“Ka për qëllim me kriju një platformë që synon me realizu të drejtën e viktimave dhe shoqërisë, për të vërtetën reparacionin, drejtësinë dhe garancinë për mospërseritje, kjo strategji që e ka efektin e një ombrelle synon që me e përfshi iniciativa, projekte e mekanizma të ndryshëm, të cilët kanë ndodh këto vitet dhe planifikohen të ndodhin”, ka deklaruar Kushtrim Koliqi – pjesë e grupit punues për strategji.
Por, një strategji e tillë, e cila nuk është publike, sipas Nora Visoka Weller, avokate dhe ligjëruese e specializuar në trashëgimi të luftës, duhet të përfshihet edhe pozicioni i Serbisë, e cila ka kryer krime në Kosovë.
“Këto procese në përgjithësi kërkojnë dy palët. Pra nuk mundet Kosova vetë me shty përpara një proces të tillë sepse duhet të ketë përballë edhe ta themi në këtë rast palën serbe që është e interesuar me shty përpara procesin në drejtim të pajtimit të komuniteteve apo ne drejtim të arritjes së drejtësisë, shtrohet pyetja nëse Kosova dëshiron me u pajtu dhe si do ta detyrojë Serbin të pajtohet”, ka thënë Nora Visoka-Weller – avokate dhe ligjëruese.
Derisa, hartimin e një strategjie të tillë e sheh si iniciativë të vonuar, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, shpreson që ajo pas miratimit të gjejë zbatim në praktikë.
“Gjatë dy viteve të fundit janë krijuar mekanizma që janë në fushën e drejtësisë tranzicionale, strategjia ish dashtë me i parapri atyre dhe me parapare koordinimin e këtyre institucioneve. Unë pres që strategjia të jetë gjithë përfshirëse dhe do të parasheh komunikimin apo koordinimin në mes të mekanizmave të ndryshëm të drejtësisë tranzicionale”, ka deklaruar Bekim Blakaj – Fondi për të Drejtën Humanitare.
Në anën tjetër, Nora Visoka-Weller, thotë se duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në veri të vendit, Serbia ende nuk është e gatshme për t’u ballafaquar me të kaluarën.
“Kosova ka bërë hapin e parë dhe shumë hapa të rëndësishëm, ne akomodimin te them ashtu për komunitetin serb dhe te drejtat e tyre, në anën tjetër kemi parë që Serbia përveç që nuk i ka njohur këto krime të viteve 98-99, qe kane ndodhur ne koordinim me qeverinë serbe, qe ata qeveritar, janë ende ne qeverinë serbe. Përveç se nuk i ka pranuar, i ka mohuar dhe i mohon në vazhdimësi. Këtu qëndron problemi, sepse Serbia po e mban peng komunitetin serb në Kosovë, gatishmëria nga ana Serbe nuk ekziston”, ka thënë Nora Visoka Weller – avokate dhe ligjëruese.
Ideja e hartimit të një strategjie të tillë, ishte nisur edhe në kohën e ish-presidentit Hashim Thaçi, por e njëjta nuk kishte marrë miratimin përfundimtar./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës