Ajaxi është duke fituar ndaj Tottenhamit me rezultat 1-0 pas pjesës së parë.

Ajo çfarë bie në sy, përveç lojës së bukur janë edhe disa strategji që përdor Ajaxi, si për të sulmuar ashtu edhe për tu mbrojtur.


Duke parë që gjatësia mes lojtarëve të Ajaxit dhe Tottenhamit në këtë ndeshje është e ndjeshme, holandezët kanë një taktik gjeniale.

Kur ka goditje dënim anësor e që topi harkohet në zonë, ata vijën e pozitës jashtë loje e mbajnë shumë larg porte.

59599679 438314540252404 3465588271961079808 n Vija e pozitës jashtë loje

Një mënyrë për t’i detyruar që harkimet të jenë më të ngadalshme, ose të luhet me top të shkurtër.

Ndërsa sa i përket sulmit, Ajaxi vazhdon të tregojë se kur sulmon, luan me të gjitha forcat para.

59561612 381185422494864 6799472058985086976 n

Kjo foto tregon se si Ajaxi edhe ndaj Tottenham, po luan në sulm. /Telegrafi/

telegrafi sport app