LAJMI I FUNDIT:

Strategjia e Mbappe, nuk mund ta thotë publikisht se dëshiron të largohet nga PSG

Strategjia e Mbappe, nuk mund ta thotë publikisht se dëshiron të largohet nga PSG
(Foto: Instagram/k.mbappe)

Kylian Mbappe nuk do t’u kthehet stërvitjeve normale me Paris Saint-Germainin këtë javë, përkundër rikthimit të skuadrës nga përgatitjet parasezonale në Japoni dhe Kore të Jugut.

24-vjeçari është nxjerrë në shitje nga klubi francez dhe u la jashtë ekipit për turneun përgatitor duke bërë që ai të stërvitje ndaras nga bashkëlojtarët.

Po ashtu, raportohet se futbollisti që ka kontratë deri në verën e ardhshme, nuk do të ftohet në ndeshjen e parë të Ligue 1 nga PSG.


Kylian Mbappe po planifikon të largohet nga PSG - por çfarë pret nga Real Madridi
Lexo po ashtu Kylian Mbappe po planifikon të largohet nga PSG - por çfarë pret nga Real Madridi

Klubi shpreson se presioni i tifozëve do të ndikojë që kampioni i botës ta ndryshojë qëndrimin e tij aktual, sipas të cilit planifikon të largohet si lojtar i lirë në qershorin e ardhshëm.

Në anën tjetër, në rast se Mbappe deklaron publikisht se dëshiron të largohet nga PSG, atëherë do të heqë dorë nga bonusi i besnikërisë prej 40 milionë eurosh, i cili duhet t’i paguhet më 31 gusht.

Duke marrë në konsideratë strategjinë që është duke përdorur gjatë këtij afati kalimtar, nuk mund të pritet skenari, ku ai të thotë se dëshiron të largohet nga Parc des Princes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori