Ja një ide e fortë: Po sikur politikanët e BE-së të ndalonin së rrahuri shpatullat autokratëve, sa herë që këta fitojnë një palë zgjedhje dhe lëshojnë një seri premtimesh të reja boshe?
Pasi Partia Progresive në pushtet e qeverisë serbe mori një fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet parlamentare të dielën, disa udhëheqës evropianë u vunë në radhë për të bërë urimet e tyre. Pavarësisht se asnjë parti tjetër nuk pati asnjë shans. Apo që presidenti serb Aleksandar Vuçiq, udhëheqësi i partisë në pushtet, kontrollon institucionet e vendit dhe organizatat e mediave, si dhe shfrytëzoi krizën e koronavirusit për të shtypur më tej të drejtat dhe liritë e qytetarëve.
Ajo që është e papranueshme dhe e dënueshme në një regjim si Rusia apo Turqia, konsiderohet në një farë mënyre e pranueshme kur ndodh në Ballkanin Perëndimor. Ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka bërë në Twitter urimet e veta, duke thënë se rezultati “është dëshmi e besimit të qytetarëve dhe efektivitetit tuaj”, si dhe duke i kërkuar Vuçiqit të “shfrytëzojë këtë sukses për rrugën evropiane të Serbisë dhe për të mirën e njerëzve, edhe të të mundurve. Sa më shumë pushtet, aq më shumë përgjegjësi”. Kancelari austriak Sebastian Kurz ishte gjithashtu në mesin e atyre që bënë urime.
Për më shumë se një dekadë, përfaqësuesit e BE-së kanë ndjekur të njëjtin model. Ata predikojnë rëndësinë e vlerave të BE-së, demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin perëndimor, edhe pse mbështesin politikanë si Vuçiqi, i cili i trajton këto vlera me një përçmim të dukshëm.
Shtrëngimi i kontrollit të Vuçiqit mbi Serbinë nuk ndodhi brenda natës. Ai u ndërtua në pjesën më të madhe të një dekade, gjatë së cilës ai u përqafua, si shpresa e BE-së, për një Serbi Evropiane.
Kuptohet, këto mesazhe të përziera kanë kontribuar në ngecjen e reformave dhe një erozion të besimit të qytetarëve në Serbi dhe gjetkë në rajon ndaj BE-së, ku qeveritë perëndimore kanë bërë gjithashtu një sy qorr ndaj sjelljeve jodemokratike, në emër të stabilitetit politik.
E, megjithatë, udhëheqësit evropianë shohin të habitur kur shtetet bëjnë pak ose aspak progres me reformat demokratike, dhe etiketojnë rajonin një “minë me sahat”, që nuk është gati të hyjë së shpejti në BE.
Arsyeja prapa këtij cikli marramendës nuk është dhe aq mister. Është hipokrizia evropiane.
“Nëse BE vazhdon të ofrojë një pamje të zbukuruar të situatës në Serbi dhe të përdor një gjuhë të paqartë, ajo vetëm do të kontribuojë në rënien e mëtejshme të ndjenjave pro-BE dhe do të dekurajojë më tej forcat vërtet demokratike dhe reformiste,” deklaroi partia opozitare e Serbisë Platforma Qytetare, e cila bojkotoi zgjedhjet e së dielës, në raportin e saj mbi të ardhmen e procesit të zgjerimit.
Fjalët e tyre duhet të jenë një paralajmërim për liderët e Evropës. Rreziku që BE të dëmtojë besueshmërinë e saj në Ballkanin Perëndimor është shumë real.
Politikat tona dyfytyrëshe ballkanike do të kthehen për të na kafshuar. Sa herë që zgjedhim stabilitetin në vend të transformimit sistemik në Ballkanin Perëndimor, ne dëmtojmë investimet në rajon dhe sigurinë tonë – për të mos përmendur të ardhmen e miliona evropianëve në Ballkanin Perëndimor.
Ata që ne i quajmë “shtete të dështuara”, janë në fakt shtetet që ne i kemi lënë në baltë. Në vend që të ankohemi për mungesë progresi, apo të riciklojmë qasje të vjetra në një “strategji të re për Ballkanin”, apo të bëjmë stivë kritere të reja për anëtarësimin në BE, Bashkimi Evropian ka nevojë të rishikojë të gjithë qasjen e vet.
Udhëheqësit tanë duhet të shkojnë më tek dhe ta bëjnë këmbënguljen për zbatimin e standardeve dhe vlerave të BE-së, një komponent themelor të marrëdhënieve dypalëshe dhe marrëdhënieve BE-Ballkani Perëndimor, në çdo takim me homologët e tyre në rajon.
Sigurisht, kjo kërkon që ata të vënë në praktikë atë që predikojnë dhe të bëhen agjentë të ndryshimit në Ballkan, në vend që të mbështesin fort një parti apo një udhëheqës. Mbështetja duhet të rezervohet për forcat prodemokratike, që luftojnë për të drejta dhe liri individuale, dhe transformojnë trajektoren e vendit të tyre.
BE nuk duhet të mbështesë udhëheqës si Vuçiqin, që të skalitin në gur status quo-në. Ndryshimi do të kërkojë këmbëngulje, integritet dhe mbi të gjitha, kurajë. /Burimi: politico.eu/Në shqip nga: bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.png)
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
![Vaktia e Ramazanit 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vaktia-e-Ramazanit-2025-e1739353939191-780x439.jpg)
Vaktia e Ramazanit 2025
![Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Nenad-Rashiq-interviste-foto-Ridvan-Slivova-8-e1728118285998-780x439.jpg)
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time
![Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478077845_1194798422013482_1061800151648555614_n-780x439.jpg)
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
![Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KQZ-780x439.jpg)
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re