Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se do të udhëtojë nesër në Turqi për të konfirmuar mbështetjen e Aleancës për Turqinë pas tërmetit shkatërrues, dhe të avokojë për ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në këtë organizatë.
“Unë shkoj nesër në Turqi për t’i shprehur presidentit Erdogan mbështetjen e Aleancës”, tha ai në një konferencë shtypi në Bruksel, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes, transmeton Telegrafi.
Stoltenberg shtoi se do të diskutojë edhe për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.
“Unë do t’u kërkoj atyre të ratifikojnë të dy protokollet e pranimit në të njëjtën kohë. Por i takon Turqisë të vendosë nëse do të ratifikojë një ose të dy protokollet,” shtoi ai.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha për herë të parë në fillim të shkurtit, se parlamenti turk mund të ratifikojë pranimin e Finlandës në NATO pa Suedinë. Tridhjetë vende kanë nënshkruar protokollet e anëtarësimit, dhe 28 i kanë ratifikuar ato. Vetëm Turqia dhe Hungaria nuk e kanë ratifikuar ende traktatin e tyre.
“Çështja kryesore nuk është nëse pranimi i Finlandës dhe Suedisë do të ratifikohet së bashku, por se të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Stoltenberg dje në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.
Vendimi i autoriteteve suedeze për të lejuar një protestë para ambasadës turke në Stokholm, ku u dogj një Kuran, ka zemëruar Ankaranë. Shumica e finlandezëve janë pro anëtarësimit të vendit në NATO pa pritur Suedinë. Por liderët e dy vendeve duan të hyjnë së bashku në NATO.
Organizimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi në maj mund të vonojë ratifikimin, pasi parlamenti pushon së funksionuari në mars. Por zgjedhjet mund të shtyhen për shkak të tërmetit në jug të vendit.
Suedia dhe Finlanda janë tashmë shumë të integruara në NATO. Marrin pjesë në të gjitha takimet duke përfshirë komitetin ushtarak dhe kanë marrë garanci sigurie nga SHBA, Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Polonia dhe Holanda deri në hyrjen në Aleancë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ne nuk duam të jemi amerikanë", kryeministri i Grenlandës me deklaratë të fortë
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Angeles
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles