LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Marrëveshja me Greqinë është rruga e vetme për anëtarësim në NATO

Stoltenberg: Marrëveshja me Greqinë është rruga e vetme për anëtarësim në NATO

Para fillimit të takimit të ministrave për mbrojtje të vendeve anëtare të NATO-s, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, jep edhe njëherë mesazhin se marrëveshja me Greqinë është rruga e vetme për anëtarësim në NATO dhe organizatat tjera, por se vendi në mënyrë sovrane duhet të merr vendim dhe se si do ta bëjë këtë, nëpërmjet Kuvendit apo zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do ta pranojmë vendin si anëtare të 30-të, por marrëveshja për emrin duhet të zbatohet”, tha Stoltenberg.

Sekretari gjeneral i kujtoi përfitimet çka i ka sjell Malit të Zi anëtarësimi në NATO.


“Fakti se Mali i Zi u bë anëtare ishte më mirë për atë dhe stabilitetin e rajonit, por gjithashtu ka vendosi baza për shumë investime dhe prosperitet ekonomik. Që kur Mali i Zi u bë anëtare, dyfish u rritën investimet nga aleatët në këtë vend dhe mendoj se do të mundim ta shikojmë zhvillimin e njëjtë edhe në IRJM, përderisa kalon marrëveshja”, tha shefi i Aleancës.

Por ai përsëri refuzoj që të përgjigjet në pyetjen rreth ndërhyrjes eventuale të Rusisë në proceset politike në Maqedoni./Telegrafi/