LAJMI I FUNDIT:

Stilisti Armend Gashi i aderuar në Vetëvendosje: Në politikë të gjithë mund të kontribuojmë

Stilisti Armend Gashi i aderuar në Vetëvendosje: Në politikë të gjithë mund të kontribuojmë

Të shumta janë aderimet e personaliteteve të ndryshme nga fusha e show biznesit në parti politike në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Stilisti Armend Gashi ka thënë se gjithkush që mundet të jep kontribut në politikë është mirë të aderojë në parti politike.

Gashi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është me rëndësi që aderimet në parti nga personat e fushave të ndryshme të mos jenë shitje e imazhit por të japin kontribut për shoqërinë.


“Artistët duhet të japin kontributë të sinqertë e jo të shesin imazhe për fansa pasi me këtë ideologji jemi përballur edhe me të kaluarën. Ka ardhur koha që të gjithë të vetëdijesohen se çka po ndodh me votën dhe shtetin e tij”.

Ai ka thënë se ndër arsyet pse ai ka aderuar në Vetëvendosje është edhe ajo që njerëzit vetëm vëzhgojnë nga distanca.

“Kur vjen puna për të marrë hapa të rëndësishëm gjithmonë na thonë “jo jo ti mos u përziej se çka të takon ty”. Po kush mu përzie?!”

Gashi thotë se ai vjen nga Australia dhe në atë vend artistët nuk përzihen në politikë, por sipas tij në Kosovë situata është krejtësisht ndryshe, pasi çdo gjë është politizuar”.

Ai thotë se populli ka nevojë për ndryshim pasi ekziston një dëshpërim i përgjithshëm.

“Politikanët e kaluar aq shumë e kanë lodhur popullin sa njerëzit nuk po duan të merren me politikë”.

Stilisti ka thënë se nuk ka ambicie për t’u marrë me politikë, por ka dëshirë të ndihmojë një lider si Albin Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori