Site icon Telegrafi

Stilistes i dështojnë planet për fustanin e Enedës në Eurovision

Stilistja e Eneda Tarifës në Eurovision, Bora Kokëdhima, është mërzitur kur i ka parë përmasat e skenës së Eurovisionit.

Asaj iu prishën planet pasi kishte në mendje t’i vishte diçka gjigante në skenë përfaqësueses shqiptare në Eurovision, por përmasat e skenës ishin të vogla, transmeton Mapo.

Mirëpo, stilistja Kokëdhima tani ka vendosur që fustani të jetë jo më i gjatë se 50 metra.

Këto i ka zbuluar vet ajo gjatë një emisioni në TVSH, ku ka folur rreth përgatitjes që po bën për veshjet e Enedës, kur ajo do të shkojë në maj në Stokholm të Suedisë.

Exit mobile version