Poezi nga: Charles BukowskIPërktheu: Fadil Bajraj

Stili është përgjigje për gjithçka,
mënyrë e freskët për t`iu afruar gjëkafshës së
mërzitshme
apo të rrezikshme,
të punosh diç të mërzitshme me stil është
më mirë sesa të punosh diç të rrezikshme
pa të.


Të punosh diç të rrezikshme me stil
është ajo që unë e quaj art.

Lufta me dema mund të jetë art,
të boksuarit mund të jetë art,
dashuria mund të jetë art,
të hapurit e konservave të sardeleve mund të jetë
art.

Nuk ka shumë me stil
nuk ka shumë që e mbajnë stilin.

Kam parë më shumë stil te qentë se te meshkujt
sado që nuk ka shumë qenë që kanë stil,
macet e kanë me
bollëk.

Hemingvej kur ia hodhi vetes trurin nëpër mure
me pushkë gjahu,
ai qe stil.

Ndonjëherë na e bëjnë me dije stilin:
Zhan D`Ark
Gjon Pagëzuesi
Krishti
Sokrati
Cezari,
Garcia Lorca.

Nëpër burgje kam hasur meshkuj me stil
Nëpër burgje kam takuar më shumë njerëz me stil
se jashtë burgut.

stili është dallim,
mënyrë e të vepruarit,
mënyrë esenciale e punës.

gjashtë çafkëbardha, që qëndrojnë qetë në kënetën e ujit
ose ti në çastin kur del lakuriq prej banjos
dhe kur s’më vëren.