LAJMI I FUNDIT:

Stërvitje ushtarake Shqipëri-Britani, Vëngu: Rajoni nën kërcënimin e influencave malinje

Stërvitje ushtarake Shqipëri-Britani, Vëngu: Rajoni nën kërcënimin e influencave malinje

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vëngu deklaroi sot se zhvillimi i infrastrukturës është jetik në përgjigje të realitetit të sigurisë në rajonin tonë, por edhe si pjesë e NATO-s.

Në një aktivitet të mbajtur në kuadër të stërvitjes së përbashkët ushtarake mes trupave shqiptarë dhe britanikë, Vëngu bëri të ditur se këto ndërveprime krijojnë një shembull të qartë të fokusit të vendeve tona në përmirësimin e kapaciteteve, gatishmërisë operacionale dhe infrastrukturës, si një parakusht për këtë gatishmëri.

Ministri shtoi se një mbrojtje moderne kërkon një infrastrukturë të plotë dhe më të mirëmbajtur. Lidhur me këtë, ai siguroi se po punohet fuqimisht në këtë aspekt.


“Misioni ynë është që të forcojmë sigurinë, në një kohë kur Europa Juglindore është vazhdimisht nën kërcënimin e influencave malinje që kërkojnë të destabilizojnë rajonin dhe për të arritur këtë duhet të rrisim nivelin e bashkëpunimit me aleatët tanë“, shtoi ai.

Vengu deklaroi se forca jonë qëndron te uniteti, unitet që është thelluar e demonstrohet dita-ditës edhe më shumë dhe përkushtimi ynë për të mbajtur larg këta aktorë dashakeqës duhet po ashtu të bëhet më evident. Këtë mund ta bëjmë vetëm duke qëndruar në kursin euroatlantik.

“Korridorit “VIII Response” tregon jo vetëm rritjen e aftësive tona ushtarake, por edhe rolin e Shqipërisë si një nyje logjistike për operacionet ushtarake. Në samitin e NATO-s, vendi ynë së bashku me Bullgarinë, Italinë e Maqedoninë e Veriut ndërmorën një hap të rëndësishëm me qëllim lehtësimin e lëvizshmërisë ushtarake të trupave të NATO-s përgjatë Korridorit të VIII”, theksoi ai.

Shqipëria, tha Vëngu, konfirmon përkushtimin e plotë për të çuar përpara planet e zhvillimit infrastrukturore dhe në mënyrë të paevitueshme, vijoi ai, del në skenë infrastruktura portuale në kompleksin Porto-Romano, si pjesë jetike për të hyrë në Korridorin VIII për një logjistikë dhe lëvizshmëri operacionale të rrjedhshme në të gjithë rajonin.

Rëndësia e dytë e kësaj logjistike ka të bëjë me zinxhirët e furnizimit të rajonit.

“Nuk mund të ketë stërvitje që nuk i përgjigjet realiteteve dhe realiteti është që zinxhirët e furnizimit në mbarë Europën Juglindore kërkohet të sigurohen, të jenë më të rrjedhshëm e më të qëndrueshëm, dhe ne mendojmë se Shqipëria ka një vlerë të shtuar në këtë plan të Aleancës”, u shpreh Vëngu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori