Stërvitje e KFOR-it kundër trazirave dhe ekspozim ndaj zjarrit

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale-Perëndim (RC-W) të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, në bashkëpunim me trajnerët hungarezë nga Batalioni Rezervë Taktike i KFOR-it (KTRBN), kanë zhvilluar një stërvitje intensive të Kontrollit të Turmave dhe Trazirave (CRC) dhe zjarrfobisë në Kampin Novo Selo.
Gjatë stërvitjes, trupat u ekspozuan ndaj nxehtësisë dhe flakëve të krijuara nga pajisje ndezëse, me qëllim të përmirësimit të gatishmërisë operacionale dhe qëndrueshmërisë psikologjike në kushte ekstreme.
Ushtrime të tilla janë të një rëndësie thelbësore për integrimin e teknikave të CRC me aftësinë për të vepruar në kushte stresuese, duke përforcuar reagimet efektive dhe të qeta gjatë operacioneve reale, për të siguruar një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë./kp/



















































