Lumi, drunjtë, rosat dhe nudot…
Nga: Gani Bytyçi
Qëkur jemi në pandemi, shëtitjet e përditshme i bëj (në të dy anët) e bregut të një lumi, të cilin në pikën më të afërt e kam jo më larg se 100 metra nga apartamenti ku banoj në Cyrih. Gjatë shëtitjeve të cilat i kam bëre këtyre ditëve, kam parë aq shumë gjëra sa nuk i kisha parë gjatë gjithë viteve të shkuara.
Aty, fjala vjen, këtyre ditëve kam vërejtur se nga të dyja anët e bregut të lumit, me një rregull aq harmonik, kishte drunj 100, 200 e 300 vjeç të vjetër. Përkujdesje kjo, e dorës së njeriut. Pastaj lumi, ishte i mbushur me rosa e zogj të tjerë. Ato jetojnë aty ngase janë në përkujdesjen e faktorit njeri.
Në njërën anë të lumit, këtë anën nga banoj unë, është një qendër sportive, me fushë e staza atletike. Edhe kjo një përkujdesje ndaj shëndetit të njeriut.
Në të dy anët ballore të kësaj fushe sportive, janë vënë vepra arti. Dhe, meqë kjo është hapësirë sportive, e do rendi që këto vepra arti të jenë nudo (shtatore). M’u kujtua Atdheu im dhe qëndrimi ynë shkatërrues ndaj natyrës dhe florës e faunës së saj. Ndjeva dhembje.
Tek po mahnitesha me finesën artistike me të cilën ishin punuar shtatoret, kujtova një mikun tim artist. Njërin nga mjeshtrit më të mirë shqiptar të fotografisë artistike (F. Spahija), fusha artistike e të cilit është (edhe) nudo. Ai, si mjeshtër që është, nëse ka arritur që nga trupi i femrës (në nudot e tij) të heq gjithë vulgaritetin (eventual), që jo rrallë ia përplasim ne, atë ai nuk ka mundur që ta e heq (edhe) nga kokat tona. Herë-herë kam mall për fotot e tij (vërtet) artistike. Është mjeshtër i vërtet. Në fotot e tij ka një elegancë të skajshme dhe një pastërti hyjnore. Ndonjëherë edhe e bllokojnë në FB për shkak të publikimit të ndonjë nudoje. E kuptueshme. Këta të FB-së nuk janë të gjithë artistë. Pastaj, FB nuk është as galeri e vlerave artistike. Ai (shumë shpesh) është edhe skenë e shpërfaqjes brutale të injorancës dhe diletantizmit tonë të pafund nga të gjitha fushat.
Po, fjalën e kishim tek tri veprat artistike-shtatoret (nudo) në të dy anët ballore të qendrës sportive. Janë brilante. Të përkryera. Të punuara mjeshtërisht. Me një bukuri e elegancë deri në përsosmëri. Në njërin ballë të fushës sportive (në të dy këndet e tij) qëndrojnë dy shtatore (nudo). Sportistë gjithsesi. Atletë truphedhur, nga të dy gjinitë. Ata janë bartës të (idealit) idesë së shëndetit fizik, të harmonisë, elegancës dhe bukurisë trupore deri në përkryerje. Diçka e ngjashme me imazhet e atletëve antikë në Greqinë e vjetër. Në ballin tjetër po ashtu është një trup femre sportiste (nudo). Është i latuar.
Dhe, ato shtatore janë këtu, prej qindra vjetësh. Mendoj se ato nuk janë vënë rastësisht, aty ku ka më së shumti lëvizje njerëzish. Mesazhi është i qartë, Ndërkaq, nga këndshikimi artistik, ato janë estetika e bukurisë shpirtërore!
Mendësia qytetare e këtushme, e ka kapërcyer kaherë problemin e bukurisë “lakuriqe”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme