LAJMI I FUNDIT:

“Spiegel”: Qeveria gjermane i ka dhënë lejen eksportit në Egjipt të anijeve luftarake

“Spiegel”: Qeveria gjermane i ka dhënë lejen eksportit në Egjipt të anijeve luftarake

Qeveria gjermane i ka dhënë me sa duket dritën jeshile një eksporti të madh armatimesh në Lindjen e Mesme. Sipas informacioneve të revistës gjermane “Spiegel”, Këshilli Federal gjerman, i mbledhur në fshehtësi ka dhënë lejen për eksportin e një fregate në Egjipt. Shitja duhet të jetë aprovuar pak para ndryshimit të vitit.

Bëhet fjalë për një fregatë të tipit Meko 200, të ndërtuar nga firma Thyssen Krupp Maritime Systems. Vitin e ardhshëm, marina egjiptiane do të marrë edhe një fregatë tjetër të të njëjtit tip. Sipas të dhënave të specialistëve, një anije e tillë kushton 500 milionë euro.

Me lejen e re qeveria gjermane vazhdon t’i qëndrojë besnike linjës së saj, që lejon furnizimin me armë të vendeve me qeveri autoritare, nëse ato shihen si partnerë rajonalë, shkruan “Spiegel”. Në Egjipt në pushtet ndodhet ish-shefi i ushtrisë, Abdel Fattah al-Sisi i cili qeveris me dorë të fortë dhe godet ashpër opozitarët dhe ata që e kritikojnë.


Pakti i koalicionit i ndalon eksportet e armëve

Me këtë vendim qeveria gjermane ka shkelur paktin e koalicionit. Në të thuhet se Unioni kristian-demokrat, kristian-social dhe Partia Socialdemokrate janë të detyruara të mos furnizojnë me armë shtetet që marrin pjesë në konfliktin e Jemenit. “Ne nuk do të lejojmë më furnizimin e vendeve, për sa kohë ato marrin direkt pjesë në luftën e Jemenit”, thuhet në tekstin e koalicionit. Egjipti është zyrtarisht pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, që lufton kundër rebelëve huthi në Jemen.

Që prej vitit 2014, në Jemen sundon lufta që zhvillohet midis rebelëve huthi, që ndihmohen prej Iranit dhe trupat e presidentit Abd Rabbo Mansur Hadi, që përkrahet nga Arabia Saudie dhe shtetet e tjera arabe. Sipas të dhënave të OKB, deri tani janë vrarë 10 mijë vetë, mes të cilëve mijëra civilë.

E majta dhe Të gjelbërit kritikojnë qeverinë

Leja e sapo dhënë për eksportin e armatimeve ka ndezur kritika. Politikania e Të majtës, Sevim Dagdelen tha: “Kush dërgon anije luftarake në shtete si Egjipti, që pranojnë shumë lehtë gjenocidin e Jemenit, nuk duhet të flasë në të ardhmen për përgjegjësi ndërkombëtare.” Qeveria gjermane e bën veten “bashkëfajtore për krimet kundër popullsisë civile në Jemen”. Politikani i Të gjelbërve, Jürgen Trittin tha: “Edhe këtë vit qeveria gjermane vazhdon me eksportet e armatimeve, sikur të mos ketë luftë në Jemen dhe Libi”. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Një aeroplan përplaset me helikopterin e ushtrisë pranë aeroportit të Uashingtonit “Ronald Reagan” - raportohet për dhjetëra viktima

Një aeroplan përplaset me helikopterin e ushtrisë pranë aeroportit të Uashingtonit “Ronald Reagan” - raportohet për dhjetëra viktima

Amerika
Detaje dhe pamje - krejt çfarë dimë deri tani rreth përplasjes së aeroplanit me pasagjerë me një helikopter ushtarak në Uashington

Detaje dhe pamje - krejt çfarë dimë deri tani rreth përplasjes së aeroplanit me pasagjerë me një helikopter ushtarak në Uashington

Amerika
Ky thuhet të jetë momenti i përplasjes së një aeroplani me pasagjerë dhe një helikopteri ushtarak pranë një aeroporti të Uashingtonit

Ky thuhet të jetë momenti i përplasjes së një aeroplani me pasagjerë dhe një helikopteri ushtarak pranë një aeroporti të Uashingtonit

Amerika
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë

SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë

Evropa
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
Ujëvarat e Niagarës u mbuluan me akull për shkak të dimrit ekstrem

Ujëvarat e Niagarës u mbuluan me akull për shkak të dimrit ekstrem

Amerika
Kalo në kategori