Dhomat e Specializuara me seli në Hagë të Holandës tashmë kanë nisur një fazë të re. Aktakuzat e para veç se janë ngritur nga ana e prokurorit të Specializuar, e këto të fundit do të bëhen publike pas konfirmimit të tyre. Konfirmimi eventual i aktakuzave nënkupton edhe fillimin e procedurave para trupave gjyqësorë.
Një gjë të tillë konfirmon për KosovaPress, Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës, derisa thekson se Presidenti i Specializuar ka caktuar një gjyqtar të procedurës paraprake të shqyrtojë aktakuzat e paraqitura nga Prokurori i Specializuar. Por, sipas saj përmbajtja e aktakuzave është konfidenciale në këtë moment.
“Kreu i trupit gjykues ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake që të rishqyrtojë aktakuzat e ngritura nga prokurori i Speciales. Në këtë pikë, aktakuzat e pakonfirmuara janë rreptësisht konfidenciale. Gjykatësi i procedurës paraprake ka deri gjashtë muaj kohë të marrë një vendim nëse do të heq ose të pranojë aktakuzën”, thuhet në përgjigjen e Angela Griep.
E, avokati Tomë Gashi thotë se është në dorën e gjyqtarit të procedurës paraprake se kur do të vendos për “fatin” e këtyre aktakuzave, që siç thotë ai janë dy që janë ngritur me datën 24 shkurt.
“Dy ditë më herët më 24 shkurt veç kemi të ngritura dy aktakuza, dhe këtë e ka vërtetuar vet dëshmia e prokurorit special në Hagë, që ka kërkuar nga kryetarja e gjykatës që ta caktojë një gjyqtar të procedurës paraprake. Ai gjyqtar është caktuar, është një gjyqtar francez, dhe varësisht prej punës së këtij gjyqtari dhe stafit të tij, në një periudhë të caktuar kohore që maksimumi sipas ligjit mund të jetë gjashtë mua j, por kështu nuk do të ndodhë. Sepse do të konfirmohet apo jo shumë më herët, do të fillojnë gjykimet. Që i bie se tashmë kemi veç se të ngritura dy aktakuza dhe është çështje krejtësisht kohore se kur gjyqtari i procedurës paraprake do të vendos me fatin e këtyre akuzave”, deklaron Gashi.
Ai thekson se këto aktakuza do të përfshijnë shumë persona, por emrat e tyre nuk mund të dihen aktualisht.
“Një aktakuzë mund të përfshijë disa persona, por emrat e tyre nuk mund t’i dijë askush sepse në këtë fazë të procedurës në Gjykatën Speciale gjithçka është konfidenciale. Nëse eventualisht gjyqtari i procedurës paraprake e konfirmon aktakuzën, atëherë emrat e të akuzuarve do të bëhet publike sepse është obligim i Gjykatës Speciale që pas konfirmimit eventual të akta kuzës, që aktakuza përmes sekretarisë t’i dorëzohet personalisht personit të akuzuar. Dhe vetëm kur të konfirmohet aktakuza, atëherë një ish-pjesëtar i UÇK-së, mund të quhet i akuzuar, deri më tani janë vetëm të dyshuar, edhe pse aktakuza është ngritur”, shton avokati Tomë Gashi.
Edhe mbrojtësi ligjor i disave nga të ftuarve nga Dhomat e Specializuara, Arianit Koci thekson se aktakuzat janë deponuar. Ai ngrit shqetësimin se fondi që është ndarë nga Qeveria e Kosovës për të ndihmuar familjarët e personave që kanë aktakuza nuk është menaxhuar si duhet.
“Shteti ynë maksimalisht duhet të ndihmojë familjarët e personave të akuzuar. Ata janë më të rëndësishmit, e në rend të dytë pastaj vijnë avokatët. Përndryshe nëse nuk ka të akuzuarit mundësi për të paguar , ata mund të paguhen edhe prej fondit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Kështu që unë nuk e kam brengën tek avokatët, por tek familjarët e personave të akuzuar… Jemi në një fazë të absurdit juridik ku nëse një i akuzuar paraburgoset, familjarët e tij nuk kanë mundësi si çdo i paraburgosur në Kosovë, të vizitojnë por duhet në Hagë ta vizitojë, dhe kjo është një shpenzim i papërballueshëm për familjarët”, thekson Koci.
Edhe Koci flet i bindur se në një aktakuzë do të ketë shumë persona.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati thotë se shqiptimi i aktakuzave, do të jetë sfidë për Qeverinë e Kosovës. Derisa përsërit se kjo gjykatë nuk do të duhej të formohej fare.
“Është një kosto shumë e madhe. Për momentin e dimë që i ka ndarë 2 milionë e diçka qeveria. Që do të thotë se ato dy milionë nuk përmbushin as 10 për qind të atyre shpenzimeve. Ato veç kanë filluar të shpenzohen sepse unë e di se janë paguar disa mjete, disa avokatë janë paguar deri më tash. Kështu që unë i kisha bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të merr seriozisht këtë punë, të merren me këta shokë tanë, kushdo që shkon atje, të jetë e përgatitur për sfidën që e pret, sepse kjo është sfidë për qeverinë tonë. Qeveria e Kosovës duhet të jetë e përgatitur shumë për këta shokë tanë që do të shkojnë atje”, deklaron Gucati.
Ndër të tjera, Gucati ka theksuar se thirrjet për intervistim nga kjo gjykatë nuk kanë të ndalur.
“Një prej tyre është i hierarkisë së lartë, të nivelit të lartë, që ka qenë në lëvizje popullore, emri i tij do të bëhet publik tek nesër. Ashtu jemi marrë vesh me kolegun, që nesër do të bëhet publik. Ka qenë i profilit të lartë, në hierarkinë e luftës së parë të lëvizjes popullore që ka qenë…Ka qenë në pushtet, i njohur para lufte, tani nuk është në pushtet, por emri do të bëhet publik nesër”, shton Gucati.
Sipas tij, gjuha fyese e përdorur gjatë këtyre ditëve nga vetë ish-ushtarët e Luftës Çlirimtare të Kosovës, nuk do të zbeh imazhin e pastër të UÇK-së. Megjithatë, Hysni Gucati deklaron se kjo gjuhë nuk i bën mirë Kosovës.
Gjykata Speciale u krijua në bazë të një ligji të miratuar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, për të gjykuar krimet e kryera nga anëtarët e UÇK-së gjatë dhe menjëherë pas luftës së viteve 1998-1999.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi-780x439.jpg)
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht