LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Protokollet nuk janë nën kontroll të drejtpërdrejtë të MPB-së, kjo është punë e secilit kabinet qeveritar

Spasovski: Protokollet nuk janë nën kontroll të drejtpërdrejtë të MPB-së, kjo është punë e secilit kabinet qeveritar

“Ka protokolle dhe mënyra me të cilat komunikohet në lidhje me secilin bartës të funksioneve shtetërore dhe publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duhet të ndiqen këto protokolle”.

Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pas vizitës në Qendrën për trajnime në Idrizovë ku në vijim është selektimi i nëpunësve të ri policorë, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për kompetencat e MPB në rastin me komikët rus dhe bisedat telefonike me kryeministrin Zoran Zaevit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke potencuar se situata të këtilla kanë ndodhur jo vetëm në Maqedoni por edhe në vendet tjera, Spasovski shtoi se kjo nuk është gjë është nën kontroll të drejtpërdrejtë të MPB-së, por është punë e secilit nga kabineti i Qeverisë, mënyrat e komunikimit dhe të tjera.


“Lidhur me këtë duhet vigjilencë më e madhe në ndjekjen e rekomandimeve dhe protokolleve me të cilat mund të rregullohet të gjithë këto punë”, deklaroi ministri Spasovski.

Në pyetjet e gazetarëve nëse janë ndjekur protokollet e sigurisë sepse për këto është biseduar edhe në seancë qeveritare, Spasovski tha se nuk ka informatë të tillë dhe se nuk ka qenë prezent në seancën e fundit të Qeverisë dhe i pret konkluzionet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme

"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori