LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Problemi me Ligjin për “branitellat” quhet Afrim Gashi

Spasovski: Problemi me Ligjin për “branitellat” quhet Afrim Gashi

LSDM-ja nuk do të mbështesë dhe nuk do të votojë për interpelancat për disa ministra, sepse besojmë se nuk ka nevojë për ndarje të reja në baza etnike, përfshirë këtu edhe për interpelancat, deklaroi sot koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski.

Sipas tij, arsyet e interpelancave në asnjë rast nuk duhet të lidhen me kontekst etnik, por vetëm me argumente dhe fakte lidhur me punën e një ministri apo zyrtari të caktuar.

“Nuk kemi asnjë fjalë në interpelanca se pse nuk po merren masa për ajrin e pistë dhe mosmarrjen e iniciativave nga ministri i Ekologjisë, nuk kemi asnjë fjalë për skandalet në kufirin e Kosovës dhe arratisjet e Ramadanit dhe Grubit, nuk kemi asnjë fjalë për spastrimin partiak në sigurinë dhe shkarkimin e profesionistëve, nuk flitet asnjë fjalë pse u amnistua truproja e Mickoskit…”, tha ndër të tjera Spasovski.


E gjithë kjo tregon se qëllimet janë të ndryshme dhe se po hapen dimensione të reja sa i përket çështjeve etnike”, shtoi deputeti.

Për interpelancën e deputetes Ilire Dauti të dorëzuar nga “Levica”, në lidhje me projektligjin për “branitellave”, Spasovski thotë se nuk do të jetë zgjidhje e problemit, sepse, sipas tij, problemi quhet Afrim Gashi.

“Askush tjetër nuk është fajtor. Kur ligji nuk është hedhur në seancën e Komisionit, Kryetari, sipas Rregullores së Punës, është i obliguar që të autorizojë një anëtar tjetër të Komisionit dhe ta caktojë seancën me pikën e rendit të ditës. Përgjegjës kryesor është Gashi, Interpelanca e kryetarit të një komisioni parlamentar, i cili është pjesë e grupit parlamentar, nuk do të sjellë asgjë”, shtoi Spasovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

Drejtësi
Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Shëndetësi
Kalo në kategori