LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Këtë vit kemi parandaluar 10.455 tentime për kalime të paligjshme kufitare

Spasovski: Këtë vit kemi parandaluar 10.455 tentime për kalime të paligjshme kufitare

Në një intervistë për gazetën gjermane “Neue OZ”, ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski është pyetur për bashkëpunimin momentalë të migrimeve ilegale.

“Gjendja aktuale e kufijve tanë nuk është e krahasueshme me situatën e viteve 2015/16. Gjatë asaj periudhe, më shumë se një milion njerëz udhëtuan përmes rrugës ballkanike për në Bashkimin Evropian. Në Maqedoninë e Veriut kemi regjistruar 10,000 deri në 12,000 kalime kufitare në ditë. Sot, shifrat janë shumë më të vogla, por Maqedonia e Veriut mbetet një vend i rëndësishëm tranzit drejt vendeve anëtare të BE-së. Këtë vit kemi parandaluar 10.455 tentativa për kalime të paligjshme kufitare, shumica e të cilave kanë qenë në kufirin jugor me Greqinë, pra këtë vit po shohim një trend prej gati 50% ulje të tentativave për kalime të paligjshme krahasuar me vitin e kaluar”, tha, ministri Spasovski.


Në lidhje me pyetjen nga ku arrijnë emigrantët. Spasovski tha se një pjesë e madhe të personave vijnë nga Maroku, Pakistani dhe Afganistani.

“Shumica e personave vijnë nga Maroku, Pakistani Afganistani. Kontrabanësit profesionistë i çojnë njerëzit përtej kufirit. Në Maqedoninë e Veriut, tetë muajt e parë, zbuluam 74 tentativa për të kontribuar 734 emigrantë. Ne ndjekim vazhdimisht kontrabandë dhe kemi ndjekur personalisht 68 persona për kontrabandë në tetë muajt e parë. Për shumicën e emigrantëve, Maqedonia e Veriut është vetëm një vend transit drejt Evropës Perëndimore”, tha Spasovski, duke shtuar se nierzet. pavarsisht nga origjina e tyre, duan të shkojnë në vende të sigurta me një ekonomi të qëndrueshme duke treguar si Gjermania, Austria dhe vendet skandinave”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori