Spasovski: Ivanovi e mbrojti Gruevskin dhe OBRM-PDUKM-në

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, ka deklaruar në Tv Telma se përcaktimi kryesor është që nuk ka ndryshime të Kushtetutës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, marrëveshje është arritur në çështjen e gjuhës shqipe dhe dygjuhësisë për drejtime strategjike, kurse detajet duhet të përfundojnë pas marrjes së mandatit nga Ivanovi.
Spasovski konsideron se vendimi i Ivanovit për të mos e dhënë mandatin te opozita paraqet mbrojtje për Gruevskin dhe OBRM-PDUKM-në, duke përmendur se Deklarata e partive politike shqiptare ekzistonte kur kishte negociata BDI-OBRM për qeverinë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































