LAJMI I FUNDIT:

Spasovski-Goldstein: Nuk duhet të lejohet keqpërdorimi i resurseve të MPB gjatë zgjedhjeve

Spasovski-Goldstein: Nuk duhet të lejohet keqpërdorimi i resurseve të MPB gjatë zgjedhjeve

Ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski, sot është takuar me Jeff Goldstein, zëvendës-shefin e Misionit të OSBE në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dy bashkëbiseduesit kanë biseduar për domosdoshmërinë që në Republikën e Maqedonisë të organizohen zgjedhje të drejta dhe demokratike, me ç’rast ministri Spasovski ka potencuar që MPB do të vihet tërësisht në funksion të kësaj.

„Spasovski tha se nuk do të lejojë që MPB të keqpërdoret as përmes shfrytëzimit të burimeve njerëzore, e as atyre teknike, siç ishte rast në zgjedhjet e mëparshme. Zëvendës-shefi i Misionit të OSBE në Shkup, Jeff Goldstein u pajtua se nuk duhet të ketë asnjë keqpërdorim të resurseve të MPB dhe ofroi ndihmë nëse do të ketë nevojë”, thuhet në njoftimin e MPB.


Në takim është biseduar edhe për luftën kundër terrorizmit dhe është theksuar nevoja për bashkëpunim të zmadhuar regjional policor, si dhe nevoja për gjetje të metodologjisë efikase për integrimin e sërishëm dhe socializimin e luftëtarëve të kthyer nga zonat e konfliktit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Kalo në kategori