Spasovski: Ende vazhdon hetimi për varrezat e shkatërruara në Luboten

Ministria e Punëve të Brendshme është e gatshme të veprojë në bazë të vendimeve të gjykatave 24 orë dhe se kur do t’i marrë me siguri do të veprojë lidhur me to, deklaroi sot në kazermën “Gjorçe Petrov” ministri Oliver Spasovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve çfarë do të ndërmerret në lidhje me vendimet për arrestimin e tre nëpunësve policorë nga gjykata pas ankesës së PSP, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen e gazetarëve për gjoja zëvendësimet joligjore në MPB, Spasovski tha se janë bërë kontrolle dhe nuk ekziston ndonjë rast i tillë dhe se të gjitha zhvendosjet në kuadër të Ministrisë bëhen sipas ligjit.
I pyetur se deri ku është hetimi me përdhosjen e varrezave në Luboten, Spasovski u përgjigj se SPB Shkup dhe Prokuroria Publike janë duke punuar në pastrimin e rastit, por të gjitha veprimet në procedurë parahetimore janë të fshehta.
Lidhur me kërkesën e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski për miratimin e më shumë truprojave, Spasovski tha se ka pranuar kërkesë për 20 persona shtesë dhe kjo kërkesë është procesuar nga Byroja për siguri publike dhe Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim. Ne, siç shtoi do të marrin informacione profesionale lidhur me këtë kërkesë dhe në bazë të saj do ta japim përgjigjen.
I pyetur nëse do të fillojë me hetimin e rasteve për sulme nga sigurimi i ndonjë funksionari të lartë, Spasovski tha se janë ndërmarrë masa serioze dhe disiplinore ndaj nëpunësve policorë.
Lidhur me vizitën e Priebe-së, Spasovski tha se Priebe dhe grupi i tij i ekspertëve kanë vërejtje serioze dhe drejtime për reformat në Maqedoni dhe se MPB meriton reforma serioze dhe të thella dhe do të veprojnë për këto vërejtje.
I pyetur se kush do të jetë koordinator i Projektit nacional për reforma të sigurisë, Spasovski tha se janë në fazë kur MPB dhe Qeveria do të duhet ta zgjedhin modelin e reformave dhe partnerin që do ta ndjekë, ndërsa në bazë të kësaj do të merren edhe vendime kadrovike, njofton AIM.
Duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me numrin e rritur të plaçkitjeve, Spasovski tha se mbrëmë është arrestuar një person dhe është duke u punuar në zbardhjen e dhjetëra plaçkitjeve nëpër farmaci në Shkup si dhe raste të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë