Spasovski dëshmoi në rastin kundër Rashkovskit: Nuk kam qenë në dijeni për blerjen e softuerit

Gjykimi kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski, i cili së bashku me gjashtë persona të tjerë akuzohen për furnizimin e paligjshëm të softuerit, vazhdon më 8 nëntor, pasi në seancën e sotme në Gjykimin themelor penal Shkup janë marrë në pyetje shumë dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria.
Procesi gjyqësor është në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësja Fanka Jançuleva Mihailovska, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është Ivana Trajçevska.
Në seancën e radhës duhet të merren në pyetje shumë dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria, ndër të cilët edhe përfaqësuesi i Avokatit të popullit .
Në seancën e sotme u mor në pyetje ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili tha se gjatë kohës sa ishte kryeministër teknik në vitin 2020, nuk ka qenë në dijeni për blerjen e softuerit për identifikim biometrik dhe sistemit për përcaktimin e shpejtësisë mesatare të lëvizjes së automjeteve, e as që ka qenë në dijeni se një gjë e tillë është diskutuar në Qeveri.
Spasovski tha se në periudhën qershor 2019-korrik 2020, si ministër dhe kryeministër teknik mendon se në Qeveri nuk është biseduar për furnizimin e një softueri të tillë.
“Mendoj se nuk është diskutuar pse furnizimet i ka bërë sekretari i përgjithshëm dhe nëse është paraparë në planin e përgjithshëm, e bëjnë vetë”, deklaroi Spasovski.
I pyetur nëse në kuadër të MPB-së është formuar grup për furnizimin e softuerit për përcaktimin e shpejtësisë mesatare, Spasovski tha se nga kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev ka marrë letër mandatare për përcaktimin e modeleve dhe për të bërë analiza për sendërtimin e sistemit “Sejf siti” dhe në pjesën e sigurisë në komunikacion.
“Nuk e di nëse kjo ka lidhje me rastin. Analiza e tillë është bërë për nevojat e MPB-së, jo për Qeverinë. Siç thashë, një nga opsionet atëherë ishte blerja e softuerit të ri, dhe një tjetër ishte përmirësimi i sistemit ekzistues “Sejf siti” sistem”, tha Spasovksi.
Për atë kush e bën sigurimin e Qeverisë, Spasovski tha se ekzistojnë dy lloje të sigurisë së jashtme dhe të brendshme, të cilat i kryen Departamenti për sigurinë e personave dhe objekteve në MPB.
Në pyetjen e të akuzuarit Rashkovski, nëse në përputhje me obligimet ligjore Sekretariati i Përgjithshëm ka dorëzuar pikë në seancën e Qeverisë, Spasovski është përgjigjur pozitivisht.
I pyetur nga Rashkovski nëse është bërë gabim me njoftimin e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike (BPS) se do ta testojnë softuerin, Spasovski tha se letra ishte obligim për t’u dërguar.
“Nuk e di nëse ke bërë gabim apo jo. Keni pasur obligim të informoni për çdo gjë që bëni në rrugë, në drejtim të sigurisë tuaj dhe të përgjithshme”, deklaroi Spasovski
Procesi gjyqësor është në procedurë provash dhe e udhëheq gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailovska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Ivana Trajçevska.
Sipas aktakuzës, Rashkovski akuzohet për veprat penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “pastrimi i parave dhe produkteve të tjera të veprës penale”. Në të njëjtin proces, personat I.D., I.H., D.S., I.I., I.I. dhe M.S. akuzohen për “shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania