Spasov: Letra e Ivanov deri tek bashkësia ndërkombëtare është turp për Maqedoninë
Ish-ambasadori i Maqedonisë Gjorgji Spasov ka komentuar letrën e kryetarit të shtetit Gjorge Ivanov të dërguar SHBA-ve, BE-së, NATO-s dhe Turqisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
''Ivanov gënjeu në letrën që ju shkruajti faktorit ndërkombëtar pasi ai shfaqte shqetësime për sigurinë, paqen, unitetin dhe pavarësinë e Maqedonisë pa patur nevojë. Shqiptarët nuk janë rrezik për Maqedoni. Ivanov me këtë letër e tregon se është krijues i krizës politike në Maqedoni. Ivanov e ka për detyrë të jep mandatin. Me letrën e shkruar ndaj bashkësisë ndërkombëtare ai i theu të gjithë kufinjtë normal të një burrshtetasi që duhet të kujdeset për shtetin për të cilin është zgjedhur.'' tha mes tjerash Spasov. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























